U kapën me mbi 1 ton drogë/ Zbardhet dëshmia e shqiptarit: Kujtova se po kontrabandonim cigare…

U kapën me mbi 1 ton drogë/ Zbardhet dëshmia e shqiptarit: Kujtova se po kontrabandonim cigare…

19:58, 26/10/2020
A+ Aa A-

Dy javë më parë, një gomone me tre persona u kap duke transportuar drogë me vlerë 6 mln euro drejt Turqisë, përmes Greqisë.

“Kujtoja se transportonim cigare kontrabandë. E bëra sepse kisha nevojë për para për një njeriun tim të afërt që kishte probleme me shëndetin”, kështu ka deklaruar një nga shqiptarët e arrestuar nga roja bregdetare në Greqi.

Sipas informacioneve, shqiptarët u kapën në Peloponez, ndërsa gomonia me të cilën kishin transportuar drogën, u gjet gjysmë e fundosur pas kontrolleve të rojës bregdetare.

Protothema.gr zbulon detaje nga deklarata:“Debatova me drejtuesin e gomones kur kuptova që po transportonim hashash. Isha shume i trembur. Nuk kisha asnjë lidhje me transportin e drogës”, u shpreh njeri prej të arrestuarve.

Ngjarja

Mengjesin e 8 tetorit, patrulla e rojës bregdetare të Githios, zbuloi një gomone me tre persona, e cila transportonte një ngarkese, duke lëvizur me shpejtësi të madhe.

Skafi i rojës bregdetare tentoi të bënte kontroll, por drejtuesi i gomones shtoi shpejtësine dhe iu shmang kapjes. Menjëherë u njoftuan gjithë autoritetet për të kapur gomonen e dyshimtë. Roja bregdetare dyshoi se ai transportonte droge ose cigare kontrabande.

Me ne fund, e njëjta gomone u gjet gjysmë e fundosur, ndërsa agjentët e anti-drogës menduan atëherë se droga ose ishte lënë diku ose ishte transportuar ne formë tjetër.

Ne gomonen gjysmë të fundosur kishte fuçi me karburantë të një cilësie të dyshimtë. Gjate kontrollove qe autoritetet kryen ne nje zone shkembore bregdetare, zbuluan drogen: 20 canta dhe 8 pako te medha qe e kalonin sasine 1 ton.

Autoret ishin perpjekur ta fshihnin drogen në bregun e plazhit. Kur kaloi andej roja bregdetare, pa dicka qe dukej si kamardare e kuqe. Me ne fund ata kryen kontroll ne plazh.

Ne shkembinjte lindor autoritetet ushtruan kontroll dhe kapen nje shqiptar ne nje magazine ne Marmari. Ishte nje nga tre pjestaret e ekuipazhit. Ne te njejten dite u arrestua dhe nje tjeter shqiptar duke udhetuar me makine per te marre shqiptarin qe u kap, per ti shpetuar ky i fundit arrestimit.

I arrestuari akuzohet si bashkëpunëtor, i cili po tentonte të ndihmonte bashkëkombasin e tij që t’i shpëtonte policisë.

Paralelisht u zbuluan dy shqiptaret e tjere ne nje zone periferike te Lakonias. Nje peshkatar lokal me nje varke te vogel ndihmoi rojen bregdetare te transportonte drogen.

Dëshmia

“Klienti im V. A, shqiptar, eshte vetem 26-vjec, pranon vetem hyrjen e paligjshme ne vend dhe nuk pranon kategorikisht mbajten dhe transportin e droges. Mendonte se gomonia transportonte cigare kontrabande nga Shqiperia dhe sapo zbuloi se behej fjale per droge, debatoi me drejtuesin e gomones dhe bashke me te arrestuarin e trete iken te trembur deri sa u kapen”, u shpreh per protothema.gr, mbrojtesja e nje prej te akuzuarve, Claudia Raffo, avokate ne Nafplio e cila vijoi: “Eshte i pafajshem dhe nuk pranon asnje bashkepunim ne nje akuze kaq te rende. Eshte nje djale i varfer me nje familjar te afert me probleme te renda shendetesore dhe pranoi transportin e cigareve kontrabande per mbulimin e shpenzimeve mjekesore”./ Panorama/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco