Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

 U kap në gomonen me 6 mln euro drogë/ Shqiptari: Mendova se po transportonim cigare…

U kap në gomonen me 6 mln euro drogë/ Shqiptari: Mendova se po transportonim cigare…

19:05, 26/10/2020
A+ Aa A-

“Kujtoja se transportonim cigare kontrabandë. E bëra sepse kisha nevojë për para për një njeriun tim të afërt që kishte probleme me shëndetin”.

Mos pranim të dijenisë për transportin e drogës shprehu para prokurorit një nga të arrestuarit që u kap nga roja bregdetare duke transportuar drogë të vlerës 6 mln euro dy javë më parë në Turqi përmës Greqisë. Protothema.gr zbulon detaje të deklaratës së një prej të arrestuarve, të cilët u kapën dy javë më parë në Peloponez, ndërsa gomonia me të cilën kishin transportuar drogën, u gjet gjysëm e fundosur pas kontrolleve të rojës bregdetare.

“Debatova me drejtuesin e gomones kur kuptova që po transportonim hashash. Isha shumë i trembur. Nuk kisha asnjë lidhje me transportin e drogës”, u shpreh njëri prej të arrestuarve.

Mëngjesin e 8 tetorit, patrullë e rojes bregdetare të Githios, zbuloi një gomone me tre persona ekuipazh, e cila transportonte një ngarkesë, duke lëvizur me shpejtësi të madhe. Skafi i rojes bregdetare tentoi të bënte kontroll, por drejtuesi i gomones shtoi shpejtësinë dhe iu shmang kapjes. Menjëherë u njoftuan gjithë autoritetet për të kapur gomonen e dyshimtë. Roja bregdetare dyshoi se ai transportonte drogë ose cigare kontrabandë.

Më në fund, e njëjta gomone u gjet gjysmë e fundosur me çunat e anti-drogës që menduan atëherë se droga ose ishte lënë diku ose ishte transportuar në formë tjetër.

Në gomonen gjysmë të fundosur, siç shihni në fotot që ka publikuar protothema.gr, kishte fuçi me karburant të një cilësie të dyshimtë. Gjatë kontrollove që autoritetet kryen në një zonë shkëmbore bregdetare, zbuluan drogën: 20 çanta dhe 8 pako të mëdha qe e kalonin sasinë 1 ton. Autorët e krimit ishin përpjekur ta fshihnin drogën në plazhin e fshehur. Kur kaloi andej roja bregdetare, pa diçka që dukej si kamardare e kuqe. Më në fund ata kryen kontroll në plazh.

Menjëherë e gjithë roja bregdetare u vendos në gatishmeri. Në Manin lindor autoritetet ushtruan kontroll dhe kapën një shqiptar në një magazinë në Marmari. Ishte një nga tre pjesëtarët e ekuipazhit. Në të njëjtën ditë u arrestua dhe një tjetër shqiptar duke udhëtuar me makinë për të marrë shqiptarin që u kap, për ti shpëtuar ky i fundit arrestimit. I arrestuari akuzohet për përkrahje të autorit të krimit. Paralelisht u zbuluan dy shqiptarët e tjerë në një zonë periferike të Lakonias. Një peshkatar lokal me një varkë të vogël ndihmoi rojen bregdetare të transportonte drogën.

“Klienti im V. A, shqiptar, është vetëm 26-vjeç, pranon vetëm hyrjen e paligjshme në vend dhe nuk pranon kategorikisht mbajten dhe transportin e drogës. Mendonte se gomonia transportonte cigare kontrabandë nga Shqipëria dhe sapo zbuloi se bëhej fjalë për drogë, debatoi me drejtuesin e gomones dhe bashkë me të arrestuarin e tretë ikën të trembur deri sa u kapën”, u shpreh për protothema.gr, mbrojtësja e një prej të akuzuarve, Claudia Raffo, avokate në Nafplio e cila vijoi: “Eshtë i pafajshëm dhe nuk pranon asnjë bashkëpunim në një akuzë kaq të rëndë. Eshte një djalë i varfër me një familjar të afërt me probleme të rënda shëndetësore dhe pranoi transportin e cigareve kontrabandë për mbulimin e shpenzimeve mjekësore”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco