VIDEO - Të veshur me rroba policie dhe të maskuar/ Grabitësit terrorizojnë fshatin në Selenicë

VIDEO - Të veshur me rroba policie dhe të maskuar/ Grabitësit terrorizojnë fshatin në Selenicë

13:18, 26/10/2020
A+ Aa A-

Grabitësit terrorizojnë banorët e fshatit Hadëraj në Selenicë të Vlorës.  Persona të armatosur, me maska dhe të veshur si policë kanë tentuar të grabisin shtëpitë e dy vëllezërve në fshatin Hadëraj, Fidel dhe Pronjo Çaushi.

Tentativa e grabitjes është bërë për dy net rresht, ku natën e parë kanë hyrë në shtëpinë e njërit prej vëllezërve. Grabitësit janë prezantuar si punonjës policie, që do të ushtronin kontroll në banesë dhe kanë lidhur me pranga kryefamiljarin. Më pas, ata janë larguar për t’u kthyer natën tjetër, por vëllezërit janë mobilizuar për t’i kapur.

Por, ata kanë mundur të braktisin mjetin dhe të arratisen në errësirë. Ndërkohë, policia ka deklaruar se ka identifikuar njërin prej autorëve dhe vazhdon puna për kapjen e tij.

Dëgjoni rrëfimin e banorëve...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco