Detaje nga policia/ Vajza e zhdukur që kishte ndenjur në fusha prej ditësh është ‘dhunuar’

Detaje nga policia/ Vajza e zhdukur që kishte ndenjur në fusha prej ditësh është ‘dhunuar’

13:08, 26/10/2020
A+ Aa A-

Egzona Ferati, 26-vjeçarja nga Skënderaj në Kosovë, e cila ishte raportuar e zhdukur që nga 19 tetori dyshohet se është dhunuar. Policia e ka cilësuar rastin si “dhunim”, por nuk raportohet për persona të dyshuar apo të arrestuar.

“DHUNIM /Gllogoc Me datën 25.10.2020 rreth orës 10:40 është gjetur viktima femër kosovare e cila ishte raportuar si e zhdukur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Egzona Ferati është gjetur dje në gjendje jo edhe të mirë shëndetësore në fshatin Çikatovë e Vjetër të Drenasit.

Mjekja kujdestare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Dafina Basholli, ka treguar për Gazetën Express se në fillim, 26 vjeçarja ka qenë më konfuze, ndërsa më pas ka filluar komunikimin me personelin shëndetësor.

“Ka ardhur me vetëdije, konfuze dhe nuk komunikonte. Ishte me hipotermi, pas marrjes së terapisë dhe ngrohjes së pacientes, temperatura trupore filloi ti rritej dhe pulsi është rritur dhe përmirësuar… Tani ka filluar pak nga pak të komunikojë me personelin… Sipas informacioneve, ka qëndruar në fushë me ditë të tëra në ambient të hapur. Për fat të mirë s’ka marrë të ftohur”, tha Basholli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco