Ndalohet 20-vjeçari i shpallur në kërkim në Durrës, arrestohen edhe dy shoferë

Ndalohet 20-vjeçari i shpallur në kërkim në Durrës, arrestohen edhe dy shoferë

12:07, 26/10/2020
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 20-vjeçar, nga Kruja, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, në vitin 2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin N. D., 20 vjeç, banues në fshatin Barkanesh, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, në vitin 2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim”, njofton Policia.

Në prangat e Policisë kanë përfunduar edhe dy drejtues mjetesh.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të  punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. Ç., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në lagjen nr. 13,  Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, pa leje drejtimi.

A. B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco