Mbyllet hipoteka e Beratit/ Punonjësja rezulton pozitive me Covid

Mbyllet hipoteka e Beratit/ Punonjësja rezulton pozitive me Covid

12:01, 26/10/2020
A+ Aa A-

Hipoteka e Beratit është mbyllur për shkak se një punonjëse ka rezultuar pozitive me Covid 19. Burime bëjnë me dije se punonjësja ka pasur temperaturë të lartë, dhe simptoma të tjera të sëmundjes, dhe pas kryerjes së tamponit ka rezultuar pozitive.

I gjithë stafi i hipotekës i është nënshtruar tamponit gjatë ditës së sotme, dhe deri në marrjen e përgjigjeve zyra do të qendrojë e mbyllur.

Sipas burimeve të drejtorisë së ZRPP-së kjo punonjëse ka punuar në sportel duke qën kontakt me qytetarët. Sot po kryhet edhe dezinfektimi i ambienteve ndërkohë që mbyllja e hipotekës ka bërë që në dyert e institucionit të krijohen radhë të gjata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco