Ekzekutimi në Fier/ Autori ishte i maskuar, e qëlloi në kokë viktimën

Ekzekutimi në Fier/ Autori ishte i maskuar, e qëlloi në kokë viktimën

10:24, 26/10/2020
A+ Aa A-

Detaje të reja vijnë nga ekzekutimi i 50-vjeçarit Ahmet Toska në Fier. 

Raportohet se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të një lokali i cili ishte rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes.

Në regjistrime është parë autori i maskuar i cili ka ecur në këmbë drejt vendit ku është ekzekutuar 50-vjeçari.

Policia ka shoqëruar disa banorë të zonës për t'i pyetur.

Ngjarja e regjistrua rreth orës 06:00 në lagjen "Sheq i Madh" në Fier.

50-vjeçari, Ahmet Toska po shoqëronte bashkëshorten për në punë.

Mësohet se autori ka qenë i maskuar dhe e ka ekzekutuar me një plumb në kokë. Kjo e bën të vështirë për policinë që të hetojë.

Ndërkohë banorë të zonës shprehen se Toska nuk njihej si njeri problematik. Ata thonë se ai punonte në një pikë karburanti ndërkohë që bashkëshortja e tij në një furrë buke.

Nuk dihen ende rrethanat apo shkaqet e ngjarjes teksa policia ndodhet në vendgjarje për të bërë zbardhjen e plotë të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco