Masakra e Vlorës/ Policia angleze: Ky shqiptar i rrezikshëm gjendet në Londër

Masakra e Vlorës/ Policia angleze: Ky shqiptar i rrezikshëm gjendet në Londër

09:20, 26/10/2020
A+ Aa A-

Policia angleze po bën thirrje për informacion mbi një person që kërkohet për një vrasje në Shqipëri.

Sipas mediave në Britaninë e Madhe, i kërkuari është Arianit Kondi, i njohur gjithashtu si Arianit Kondaj, 41 vjeç, i akuzuar për vrasjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve, në 20 prill 2017 pas një grindjeje në një lokal në Vlorë.

Një njoftim i kuq është shpërndarë nga Interpol dhe një urdhër është lëshuar për arrestimin e Kondit nga Gjykata e Magjistraturës në Westminster.

Oficerët besojnë se Kondi mund të jetë në Londër dhe ai ka lidhje me zonat Battersea, South Kensington dhe Croydon. Kushdo që e njeh atë ose di se ku është vendndodhja e tij kërkohet të kontaktojë policinë. Publiku këshillohet që të mos i afrohet Kondit nëse ai shihet, por të kontaktojë menjëherë policinë.

Ngjarja e njohur edhe si Masakra e Vlorës ndodhi mesnatën e 20 prillit 2017 në një lokal tallava tek “Uji i Ftohë” në Vlorë. Një konflikt mes dy grupeve përfundoi në të shtëna me armë. Eljaso Çela, Gani Tozaj dhe 37-vjeçari Aranit Kondi, u konfliktuan me Ergys Gjinoveshajn.

Në konflikt e sipër të rinjtë kanë nxjerrë armët dhe pasi kanë qëlluar njëri-tjetrin, ka mbetur i vrarë 33-vjeçari Gjinoveshaj. Nga të shtënat me armë u plagosën edhe Florian Hila, muzikant në lokalin konflikti, Arselon Llanaj, klient dhe Arta Luka klient në lokal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Elefterios papas26/10/2020 15:31

Syri net.ti ske pse publikon lajme fallco gjasme se anglia e ka publikuar kete lajm.nese esht e vertet bashkangjit edhe publimin e polocis anglese.dhe sa per ngjarjen ne vlor po te rikujtoj se aranit kondi ka qrn brenda lokalit qe e kan sulmurar per kete mund ti drejtohesh shum mir prokuroris dhe te kshyresh vidjot nga kamerat e suguris se lokalit.do te ishim mirnjohes qe te keshyrje punet e tua dhe mos te hapesh lajme fallco ose akuza fallco .do te ishim mirnjohes qe te besh punen tende po ta besh te paster dhe pa renduar njerzit me akuza te rreme ose te shtrembruar.flm shume dhe kalofsh mire.

Shto koment

Denonco