Vritet me armë një 50-vjeçar në Fier, Policia kontrollon hyrje - daljet e qytetit

Vritet me armë një 50-vjeçar në Fier, Policia kontrollon hyrje - daljet e qytetit

07:27, 26/10/2020
A+ Aa A-

Një burrë 50 vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarrin në lagjen Sheq i Madh të Fierit rreth orës 6:00. Viktima, sipas burimeve, quhet Ahmet Toska.

Policia e Shtetit njoftoi se “sot rreth orës 6:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier”, thekson Policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco