DETAJE/ Kapet britanikja në Rinas me rreth 22 mijë paund të padeklaruara

DETAJE/ Kapet britanikja në Rinas me rreth 22 mijë paund të padeklaruara

17:56, 25/10/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, një sasi prej 22 mijë paund janë sekuestruar në Rinas nga Drejtoria e Doganës, gjatë kontrollit në vijën e dytë, të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe.

Në një njoftim, thuhet se paratë e sekuestruara i përkasin një shtetase nga Britania e cila ishte duke hyrë në Shqipëri.

Njoftimi i plotë:

Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 21 900 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit në vijën e dytë, të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, konstatuan se shtetasja britanike me inicialet J.R.B, kishte të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 21 900 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fiku i ures vagurit25/10/2020 18:20

Shkoni shpejt e jepjani birit kurves se i duhen per tu blere evgjiteve shqiptare votat.

Shto koment

Denonco