VIDEO/ Aksident i trefishtë në Fier

VIDEO/ Aksident i trefishtë në Fier

16:21, 25/10/2020
A+ Aa A-

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme pranë shtëpisë së të moshuarve në Fier.

Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën në një rrugë ku ka lëvizje të madhe makinash dhe qytetarësh.

Mësohet se fillimisht janë dy makina dhe më pas njëra prej tyre ka goditur një mjet tjetër. Nga përplasja janë lënduar drejtuesit e mjeteve të cilët janë dërguar për kontroll në spitalin e Fierit.

Për shkak se njëra nga makinat ka qenë me impiant gazi, pranë vendit të ngjarjes ka shkuar edhe zjarrfikësja.

Nga ana e policisë kanë nisur hetimet lidhur me aksidentin në fjalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco