Kapet me doza droge me vehte, arrestohet 38 vjeçari,  në banesë iu gjet…

Kapet me doza droge me vehte, arrestohet 38 vjeçari, në banesë iu gjet…

13:23, 25/10/2020
A+ Aa A-

Një 38 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Shkodër pasi shpërndante lëndë narkotike me doza.

 Policia sqaron se Forcat Shqiponja i gjetën shtetasit me i iniciale E. P., lëndë narkotike me vete.

“Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, gjithsej 52 doza me peshë totale 51.8 gramë kanabis”- sqaron policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Goditet një tjetër rast i tentativës për të shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara  për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, arrestohet në flagrancë 38 vjeçari .

Sekuestrohet një sasi lëndë narkotike.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P. 38 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër,

Forca Posaçme Shqiponja” të DVP Shkodër, në vendin e quajtur Xhabije, Shkodër gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur me vete një sasi dozash lëndë narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, gjithsej 52 doza me peshë totale 51.8 gramë kanabis.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco