VIDEO - Dita e 11 e grevës së urisë/ Gratë naftëtare të vendosura: Do ti shkojmë deri në fund…

VIDEO - Dita e 11 e grevës së urisë/ Gratë naftëtare të vendosura: Do ti shkojmë deri në fund…

10:23, 25/10/2020
A+ Aa A-

Përkeqësimi i shëndetit të njërës prej kolegeve qëndrestare nuk i ka trembur gratë naftëtare greviste në Ballsh.

Sot ato kanë hyrë në ditën e 11 të grevës së urisë dhe mbeten të vendosura për ti shkuar deri në fund, duke deklaruar se nuk dalin nga aty pa marrë nga shteti atë që u takon.

“Nuk tërhiqemi, do ti shkojmë deri në fund. Po kërkojmë të drejtën tonë dhe jo lëmoshë nga qeveria” shprehen ato.

Mbrëmjen e të shtunës, u dërgua me urgjencë me mjet privat në spital Silva Fejzaj.

Gratë naftëtare kanë paralajmëruar se do të përfshijnë në protestë edhe fëmijët e tyre, duke theksuar se nuk ka asgjë për të negociuar kur po kërkohen vetëm paratë që meritojnë.

Pamjet:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco