Interpoli arreston duke hyrë në Shqipëri, një trafikant droge turk

Interpoli arreston duke hyrë në Shqipëri, një trafikant droge turk

09:34, 25/10/2020
A+ Aa A-

Policia Kufitare e doganës së Morinës në bashkëpunim me Interpol Tiranën ka arrestuar një turk që kërkonte të hynte në Shqipëri, në një kohë që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Arrestimi u bë me qëllim ekstradimin e 42-vjeçarit I.E për në Gjermani.

Gjatë verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani.

Autoritetet gjyqësore gjermane kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Trafik droge", parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco