Arrestime në Rinas: njëri nga Tirana, tjetri nga Divjaka, tentojnë të korruptojnë policin me 50 euro

Arrestime në Rinas: njëri nga Tirana, tjetri nga Divjaka, tentojnë të korruptojnë policin me 50 euro

09:25, 25/10/2020
A+ Aa A-

Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar dy burra, njeri nga Tirana dhe Tjetri nga Divjaka, që tentuan të korruptojnë policin me 50 euro me qëllim që t’i lejonte të udhëtonin drejt BE-së edhe pse nuk i përmbushnin kushtet e Shengenit.

Policia Kufitare e Rinasit njoftoi se goditi brenda pak orësh të dy rastet e mitdhënies.

Në zbatim të masave parandaluese për moslejimin e udhëtimit drejt vendeve të BE-së të atyre shtetasve që nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, Policia arrestoi në flagrancë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasit A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë dhe Q. M., 56 vjeç, banues në Divjakë.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervistimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, këta shtetas nuk justifikonin qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonin kushtet për të udhëtuar në hapësirën Schengen.

Shtetasi A.M. i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 50 euro, ndërsa disa orë më vonë shtetasi Q. M., i cili donte të udhëtonte bashkë me bashkëshorten, i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 100 euro, me qëllim lejimin e kalimit.

Policia Kufitare apelon për të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, që në rast se nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen të mos ndërrmarin asnjë veprim të kundërligjshëm, pasi do të përballen me ligjin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco