VIDEO/ Pamjet nga vendngjarja, si u dogjën makinat e dy grave në Vlorë...

VIDEO/ Pamjet nga vendngjarja, si u dogjën makinat e dy grave në Vlorë...

08:44, 25/10/2020
A+ Aa A-

Dy makina janë shkrumbuar gjatë natës në Vlorë.

Policia njofton se mjetet kanë qenë të parkuar, kur kanë shpërthyer në flakë, ndërsa iu përkasin dy grave.

Njëra prej mjeteve është djegur plotësisht siç shikohet edhe në pamjet e siguruara nga Syri.net

Ndërkohë mesohet se janë 3 makina të demtuara , 2 golf 5 dhe një smart

Galf V i zi, me targë AA374GL,,,

Golf V ngjyrë gri me targë AA559YF, dhe një makinë Smart që është zhvendosur nga vendngjarja

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, kanë marrë flakë në parkim 2 automjete, ku si pasojë automjeti i markës Smart në pronësi të shtetases K.D., është djegur plotësisht dhe automjeti i markës Volksëagen në pronësi të shtetases F.F., është djegur pjesërisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco