Arrestohen tre shoferë të pirë në Tiranë, hiqen 13 patenta

Arrestohen tre shoferë të pirë në Tiranë, hiqen 13 patenta

07:12, 25/10/2020
A+ Aa A-

Policia Rrugore e Tiranës njoftoi se pavarësisht kontrolleve të shtuara dhe të alternuara në rruget interurbane dhe urbane në fundjavë, ka evidentuar një numër i konsiderueshëm shkeljesh, kryesisht ato mbi normat e shpejtësisë dhe drejtimi i mjeteve nën efektin e alkoolit. 

Por, kontrolle të befasishme janë bërë edhe nga forcat e Posaçme Shqiponjat për të evidentur dhe goditur ata persona që qarkullojnë me armë zjarri apo sende të tjera të kundraligjshme.

Si rrjedhim, 11 Leje Drejtimi janë pezulluar për shpejtësi që varionin nga 139 km/h deri në 176 km/h.

12 Leje Drejtimi janë pezulluara për drejtim mjeti nga të dehur dhe 3 shoferë të pirë janë arrestuar.

Patrullimi policor po vijon në terren me efektivë të planifikuar enkas në zonat me rrisk për aksidente rrugore, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe drejtimit te mjeteve nën efektin e alkoolit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco