Me kanabis ngarkuar duke kaluar kufirin, arrestohet 50 vjeçari

Me kanabis ngarkuar duke kaluar kufirin, arrestohet 50 vjeçari

16:21, 24/10/2020
A+ Aa A-

Një 50-vjeçar në Sarandë është vënë në pranga pasi ka tentuar që të kalojë një sasi kanabisi në drejtim të Greqisë.

Njoftohet se N.K., banues në  Qelepias është vënë në pranga në kufirin e gjelbër mbi fshatin Konispol, ndërsa transportonte disa pako me me peshë rreth 3 kilogramë.

Materialet iu referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprime penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Njoftimi

Sarandë

Policia Kufitare, kontrolle të shtuara në kufirin e gjelbër me Greqinë.

Kontrollet të alternuara me Policinë Kufitare greke, për të parandaluar dhe goditur krimet ndërkufitare, kryesisht tentativat për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara parandalohet dhe goditet një tentativë për trafikimin e lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Gjatë patrullimeve të shtuara, shërbimet e Policisë Kufitare, në kufirin e gjelbër mbi fshatin Konispol, kanë konstatuar dhe vënë në pranga shtetasin N. K., 50 vjeç, banues në Qelepias, Berat, i cili po transportonte disa pako me lëndë narkotike kanabis, me peshë rreth 3 kilogramë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. s.b/abcneës.al/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco