Shpërndanin kokainë dhe heroinë, vihen në pranga dy persona

Shpërndanin kokainë dhe heroinë, vihen në pranga dy persona

09:56, 24/10/2020
A+ Aa A-

Shpërndanin heroinë dhe kokainë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, vihen në pranga dy persona, me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohet rreth 190 gramë lëndë narkotike heroinë, 93 doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash, 2 peshore elektronike dhe 3 aparate celular.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes ë drogave të forta, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një punë hetimore disa mujore, finalizoi operacionin policor të  koduar “Kalaja”, në kuadër të të cilit u bë  kapja dhe ndalimi i shtetasve :

J(J).Ç., 32 vjeç dhe K(N).A., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 190 gramë lëndë narkotike heroinë, 93 doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 2 peshore elektronike dhe 3 aparate celular.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kokainë në zonën e Astirit dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

emanuela guce24/10/2020 10:05

ej na cat bythen me keto iniciale J.E M.K V.K Jepini emrat ashtu si i kane pse i mbani te fshefte

Shto koment

Denonco