Elbasan/  Nga biznesmeni tek sherri me thika, vihen në pranga 6 persona

Elbasan/ Nga biznesmeni tek sherri me thika, vihen në pranga 6 persona

09:43, 24/10/2020
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 6 persona gjatë 24 orëve të fundit, në vijim të kontrolleve në të gjithë qarkun, në zbatim të planit të masave për veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit.

Konstatohet një subjekt që ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit.

Arrestohen në flagrancë një 29-vjeçar me inicialet R.N., i cili ishte pronari i lokalit që e kishte marrë me qera dhe Xh.B., 21 vjeç kamarieri i tij, banues në Gramsh. Ata akuzohen për “Organizimi i lotarive të palejuara”, dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen “18 Gushti”, Gramsh, në subjektin e “Bar-Kafe”, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dy aparat celular me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje, një kompjuter dhe një monitor.

Në pranga për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, ranë dy të rinjtë me inicialet M.Ç., 21 vjeç, dhe D.?., 23 vjeç, banues të dy në fshatin Kokrevë, Librazhd.

Këta djem, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në fshatin Hotolisht, pas një konfliktit të çastit për motive të dobëta kanë goditur me mjet të mprehtë thikë F.D., 23 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallzim krimi”, shtetasin K.K., 20 vjeç, banues në fshatin Dardhë, Librazhd.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: L.M., 30 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: B.Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën në gjëndje të dehur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco