Zjarri pranë karburantit në Elbasan/ Policia jep informacionet

Zjarri pranë karburantit në Elbasan/ Policia jep informacionet

08:35, 24/10/2020
A+ Aa A-

Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët sot në Elbasan. Servisi i automjeteve ndodhet pranë një karburanti në këtë qytet, siç shihet dhe në pamje.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik.

Flakët kanë përfshirë të gjithë biznesin në fjalë, i cili tregtonte dhe pjesë këmbimi anës rrugës. Në garazhin e servisit ka pasur të paktën dy automjete, të cilat janë shkrumbuar nga zjarri.

NJOFTIMI ZYRTAR

Më datë 24.10.2020, rreth orës 07:50, në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, në fshatin Katundi i Ri, ka rënë zjarr në një pikë servisi në pronësi të shtetasit K.B.,  banues në Elbasan.

Si pasojë e flakëve të zjarrit po digjet një magazinë me pjesë këmbimi si dhe dy mjete të cilat kanë qenë të parkuara brenda ambjenteve të këtij servisi. 

Dëme në njerëz nuk ka.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe të Zjarrfikëses dhe po punohet per fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco