Një pikë servisi mjetesh është përfshirë nga flakët në Elbasan.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik.
‘BalkanWeb’ raporton se flakët kanë përfshirë të gjithë biznesin në fjalë, i cili tregtonte dhe pjesë këmbimi anës rrugës.
Aktualisht 3 makina të shërbimit zjarrfikës po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
© SYRI.net