Investimet propagandë, Mehmeti: Shkollës Jeronim De Rada i del boja dy muaj pas inagurimit

Investimet propagandë, Mehmeti: Shkollës Jeronim De Rada i del boja dy muaj pas inagurimit

13:31, 23/10/2020
A+ Aa A-

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti ka reaguar me një postim në faqen e tij ne facebook ndaj situatës në të cilën ndodhet shkolla e sapo rikonstruktuar  Jeronim De Rada.

“Sot në datë 23 tetor 2020, mjediset e brendshme të shkollës kullojnë ujë dhe investimit 1 milion dollarësh i ka dalë boja në më pak se një muaj e gjysëm”.

“Ja realiteti i investimeve të bujshme, që na shiten si sukses i njerëzve që punojnë për të mirën e shkollës dhe arsimit”, shkruan Mehmeti.

Ja postimi i plotë:

Shkollës Jeronim De Rada i del boja e rikonstruksionit në më pak se dy muaj pas inagurimit.

Kjo është shkolla Jeronim De Rada, e inaguruar me 14 shtator 2020, pas një rikontruksioni që kushtoi 1 milionë dollarë. Kryetari i Bashkisë e quajti një investim modern, të mundesuar nga shteti i Katarit.

Sot në datë 23 tetor 2020, mjediset e brendshme të shkollës kullojnë ujë dhe investimit 1 milion dollarësh i ka dalë boja në më pak se një muaj e gjysëm. Ja realiteti i investimeve të bujshme, që na shiten si sukses i njerëzve që punojnë për të mirën e shkollës dhe arsimit. Përsëri Prokuroria e ka një shans për të verifikuar çfarë ndodhi me 1 milion dollarë dhe si u doli boja për 38 ditë pas inagurimit?

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco