Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Propozimi i Lleshajt/ 3-fishohen gjobat për shoferët

Propozimi i Lleshajt/ 3-fishohen gjobat për shoferët

13:05, 23/10/2020
A+ Aa A-

Ministria e Brendshme ka propozuar disa ndryshime në Kodin Rrugor që parashikon rritjen e gjobave dhe masave ndëshkuese administrative për shkelësit.

Sipas draftit që ka siguruar SYRI TV janë rritur gjobat për shkelje të rregullave që kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë apo ndërhyrjet e gabuara në rrugë që parashikojnë ndalim qarkullimi apo parakalimi.

Një tjetër masë është ajo për motomjetet që sipas ndryshimeve të propozuara do të duhet të jenë dallueshëm në trafik gjysmë ore pas perëndimit të diellit deri gjysmë ore para lindjes së diellit, duke mbajtur një jelek fosforeshent. 

Gjithashtu është propozuar të shtohet edhe masa e gjobitjes së personave që drejtojnë një mjet të blinduar pa pasur lejen, si dhe mund të bëhet sekuestrimi administrative I tij.

Gjobat e parashikuara për shkeljet

Për mosrespektimin e ndalimit të qarkullimit: 5 mijë - 10 mijë lekë

Tejkalim shpejtësie jo më shumë se 10 km/orë: 1 mijë - 3 mijë lekë

Tejkalim shpejtësie jo më shumë se 30 km/orë: 2 mijë – 4 mijë lekë

Tejkalim shpejtësie në zonat e banuara: 5 mijë - 15 mijë lekë

Tejkalim shpejtësie mbi 50km/orë: 100 mijë- 200 mijë lekë

Ndalimet e parakalimit: 5 mijë – 10 mijë lekë

Mosvendosje të rripit të sigurimit: 5 mijë – 15 mijë lekë

Për përdorimin e mjeteve elektronike: 5 mijë -  15 mijë lekë

Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit: 10 mijë – 20 mijë lekë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ani23/10/2020 19:45

U tha se ky LESHI ishte gjeneral , por nuk qenka asgje tjeter veç se nje kapter qe u ka ngrën edhe rracionin e supes ushtareve.Por si mundet mor çoban dhish qe per nje gabim per tejkalim shpejtesie hallexhiu i shkret qe nxiton per ne pune te gjobitet aq sa re rri nje muaj pa buke.Po si ka mundesi qe je kaq kaqol o rrot k.....ri

Daj Jaku23/10/2020 14:28

Nuk të mjaftoi BMV- ja, dashke me marr Porshe apo Lamborghini me lekë gjobash zotëria jote malok me dhi e me gomar. Si mund të vendoset gjobë me e madhe se rroga mujore e punonjësit ndërsa këto gjoba në Europë arrijnë maksimumi sa rroga ditore. Bëj patentë me pikë (si dikur me 3 lata), por nuk mund të mbahet arka e shtetit me gjoba për shoferë e për maskat e skaduar, sepse kryearkëtari i qeverisë nuk ka të ngopme së vjedhuri.

Shto koment

Denonco