Policia bën kërdinë te ‘Myslym Shyri’, revoltohen qytetarët dhe bizneset

Policia bën kërdinë te ‘Myslym Shyri’, revoltohen qytetarët dhe bizneset

11:35, 23/10/2020
A+ Aa A-

Policia e Shtetit njoftoi se ka vendosur mbi 120 gjoba në një prej rrugëve më të njohura në kryeqytet. Bëhet fjalë për rrugën e famshme të dyqaneve, ‘Myslym Shyri’.

“Rrugoret e kryeqytetit, monitorim të dedikuar përgjatë 12 orëve, ndëshkojnë 120 automjete të pushuara në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor, në rrugën "Myslym Shyri", e cila shërben si një arterie kryesore për lidhjen e unazës së mesme me unazën e vogël dhe qendrën e kryeqytetit.

Duke qenë se rruga “Myslym Shyri” njihet si një nga rrugët më të rëndësishme për njësitë tregtare në kryeqytet, mbetet shqetësim i përditshëm parkimi i mjeteve në korsinë e lëvizjes, duke krijuar pengesa serioze në qarkullimin e mjeteve dhe duke u bërë rrezik për aksidente rrugore, për shkak të manovrave që përdoruesit e rrugës kryejnë nga njëra korsi në tjetrën,” shkruan policia.

Por në të gjitha komentet, qytetarët dhe bizneset janë të revoltuar. Ata ankohen se rruga është ngushtuar për biçikleta që duken shumë rrallë, ndërkohë që nuk ka parkingje.

Sipas tyre, një rrugë kaq e rëndësishme me dyqane dhe butikë, nuk mund të katandiset në këtë mënyrë.

Kujtojmë se bizneset e Rrugës së Durrësit u shkatërruan brenda një kohe të shkurtër, ndërkohë që të njëjtin fat duket se do ketë edhe rruga e famshme e blerjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Baba i Dulles23/10/2020 17:40

Po ku je mer firaun. Leni policet e gjobat po shif bjere kaptinen me shpi .

O dulle23/10/2020 15:13

Do ishte akoma më mirë o dulle të rikthehej koha jote kur makinë kishin vetëm dullat e pushtetit ndërsa Tirana kishte 200 mijë banorë dhe 100 makina. Bijtë e tu o Dulle e mbushën me beton, pa asnjë plan urban, e shtuan 5 fish popullin dhe dhjetë fish ndërtimin, pa shtuar as edhe një copë rrugë, madje duke i zvogëluar rrugët gjoja me korsi të copëzuara bicikletash. Për këtë situatë fajin nuk e kanë automobilistët por politikanët RamVeli që e bënë Tiranën pyll betoni, ndërsa vazhdojnë të hedhin beton me ritme progresioni gjeometrik, pa menduar as edhe një sekondë për jetën e popullit që jeton në skëterrë, ndërsa vetë jetojnë në bunkerin e Shurrelit ose në kodrën prapa diellit. Ti o dulle që kritikon kritikuesit dhe mbron dullët, a je dulla i Shurrelit apo dulla i prapa diellit?

Roland23/10/2020 14:39

Te cudit'shem Njerezit!!! Edhe kur ishte pa korsi bicikletash plot me parkim dysh ishte. Edhe ate korsi parkimi qe ishte e kishin si "Toke e Xanun" Tani eshte super,thjesht zbatoni rregulloren... Edhe ata qe e kane mundesine te blejne ne dyqanet e M.Shyrit dhe spaguajne dot 200 leke parkim e kan HAK gjoben.Pordha madhe ka shpenzime.

Populli 23/10/2020 14:15

Ore pse perdorin makina keta, ec mo ne kembe ne shi, ose me biciklete. Ose me mire perdor urbanin te marresh edhe Covid-19. Popull bukeshkale, nuk duan te kontribojne per buxhetin me gjoba. Ne fund te fundit, kur nuk ka me leke shteti te 3-fishoje gjobat edhe zgjidhet. Populli shqiptar njelloj me zviceranet i ka rrogat.

dulla23/10/2020 12:46

E cfare do te tregoni me kete kronike? Qe policia vepron gabim? A jeni ne vehte o gazetare! Ne vend qe ti pergezoni dhe ti vleresoni policet ne aksion merreni me merzine e popolo-s. NUK LEJOHET PARKIMI DHE PIKEEEEEEEEEE. KAQ. Madje une them qe te ndryshoj kodi rrugor duke vleresuar sasine e gjobave, duke mos lejuar qarkullimin e mjetit per periudha te caktuara kohore. Te lejohet parkimi momental vetem prane cerdheve e kopshteve.

Shto koment

Denonco