Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Krimi horror/ Shqiptari i vrau nënën, vajza: E dhunonte, i kishte thyer krahun

Krimi horror/ Shqiptari i vrau nënën, vajza: E dhunonte, i kishte thyer krahun

19:57, 22/10/2020
A+ Aa A-

Vajza e 43-vjeçares ukrainase, e vrarë mizorisht nga ish-i dashuri i saj shqiptar, ka folur publikisht në mediat greke, duke treguar dhunën barbare që autori i dyshuar i krimit kishte ushtruar.  

Duke folur për televizionin grek Mega, ajo deklaroi se është e sigurt që ish-partneri i nënës së saj është ai që kreu krimin e dyfishtë. Shqiptari, i dënuar më herët për grabitje dhe drogë, nuk kishte pranuar ndarjen nga gruaja që jetonte prej më shumë se 20 vitesh në Greqi.

“Ai ishte me të vërtetë kërcënues. Kishte frikë prej tij në përgjithësi. Sigurisht… ai i ka thyer krahun në të kaluarën. Nëna nuk ka folur kurrë, ajo ishte e mbyllur”.

20-vjeçarja tha se ishte i vetmi person që e dinte mënyrën se si ish-partneri e trajtoi nënën e saj: “Unë e di shumë mirë që ajo kishte frikë dhe kishte takuar një burrë të ri, është njerëzore kështu që të gjithë mund të vazhdojmë me jetën tonë. Sigurisht që ai nuk e pëlqente këtë vendim”.

Në fillim të vitit 2020, Fotini takoi burrin që do të ndryshonte rrjedhën e jetës së saj. Vajza e viktimës e kishte takuar, por sjellja e tij në atë kohë ishte akoma, siç thotë ajo, normale. “Unë e njoh burrin, por jo shumë mirë. E kam parë atë 1-2 herë".

Vajza 20-vjeçare kërkon që policia të gjejë vrasësin dhe ai të dënohet. 

Sa i përket hendekut të lënë nga humbja e nënës së saj, përshkrimi i është tronditës në momentin që e pa dhe e preku për herë të fundit, në varrimin e saj. “Ndjeva një akull, një boshllëk, asgjë. U torturova gjatë funeralit, në përfundim të varrimit, unë i preka dorën. Pastaj u qetësova, u qetësova me shpirtin tim. Ajo ishte shumë e ftohtë, por unë ndjeva ngrohtësi”.

Shqiptari i identifikuar vetëm me nofkën Nikos është shndërruar në tmerrin e momentit në Greqi. Mediat vendase e kanë portretizuar si “kasap” pasi dyshohet se është autori i vrasjes makabre të ish-të dashurës, Fotini Svitlana, me origjinë nga Ukraina dhe partnerit të saj të ri, farmacistit grek Ioannis Zonitsas, 42-vjeç.

Trupat e tyre u gjetën të zhveshur dhe të coptuar me hanxhar në shtëpinë e pushimit në pronësi të ukrainases në qytezën Lutraki. Ngjarja ndodhi më 10 Tetor, ndërsa hetuesit dyshojnë se autori i ngjarjes është shqiptari, fotoja e të cilit është publikuar së fundi. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur për arsye hetimore.

Skena e krimit, në media përshkruhet si një horror, pasi autori i kishte goditur aq rëndë partnerët sa ishte i vështirë identifikimi i tyre përmes fytyrave. Pranë vendngjarjes u gjet një automjet i djegur që dyshohet se ka lidhje me krimin makabër.

Shqiptari mendohet të jetë rikthyer përmes rrugëve ilegale në kohë rekord brenda 16 orësh në Shqipëri, pasi nuk rezulton të ketë shkelur në pikat doganore. Dyshohet se ngjarja ka si motiv xhelozinë, pasi Svitlana kishte pak kohë që ishte ndarë me shqiptarin, pas një marrëdhënieje disa mujore, që karakterizohej sipas fqinjëve nga sherret e vazhdueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco