Italiani i gjetur fajtor për vrasjen brutale të një të riu me origjinë shqiptare është burgosur përjetë.
Shqiptari Serxhio Marku, u gjet i plagosur me dëmtime në kokë dhe gjoks në pronën në Stafford Road më 11 shtator 2019 dhe vdiq më vonë në spital.
Punëtori i kuzhinës Francesco D’Agostino, 45 vjeç, nga Stafford Road, u shpall fajtor në Brighton Crown Court të mërkurën, ndërsa sot u dha masa e dënimit me minimumi 22 vite burg, shkruan BBC.
Pas dënimit të enjten, avokatja Alex Geldart tha se D’Agostino kreu “një sulm brutal”.
Ajo tha se familja dhe miqtë e Z. Marku kishin humbur një djalë dhe vëlla shumë të dashur, duke shtuar: “Gjatë gjithë hetimit tonë, familja e tij e ka mbajtur veten me dinjitetin më të madh, pavarësisht nga humbja e tyre tragjike”.
Policia tha se Z. Marku kishte pësuar dëmtime të mëdha nga goditjet me forcë dhe plagë nga prerjet me thikë./ Panorama/
© SYRI.net