19 vjeçarja e zhdukur shqiptare/ Policia do hapë llogarinë në facebook për të parë me kë kontaktoi

19 vjeçarja e zhdukur shqiptare/ Policia do hapë llogarinë në facebook për të parë me kë kontaktoi

17:20, 22/10/2020
A+ Aa A-

Kërkimet për 19-vjeçaren shqiptare në Greqi, Artemis Vasili vijojnë pa u ndalur.

Babai i saj ka folur për median greke Mega duke thënë se po kërkojnë kudo, ndonëse gjurmët e saj janë zhdukur.

“Vajza jonë duhet të kthehet dhe gjithçka do të jetë si më parë. Ne jemi zgjuar, po shikojmë në male, nuk po bëjmë një sy qorr. Personi i fundit që e pa ishte dhëndri im. Ajo ishte me një mik”, tregoi babai i vajzës, të cilën e panë për herë të fundit të premten kur i tha se po shkonte për një intervistë pune.

Prindërit e 19-vjeçares thuhet se u përpoqën të kontaktonin me ish-të dashurin e saj 24-vjeçar, por nuk morën asnjë përgjigje.

Një element i rëndësishëm i hetimeve tregon se vala nga telefoni celular i vajzës, që u shfaq në antenën e një kompanie në zonën më të gjerë të Paiania dhe Koropi.

Pavarësisht thirrjeve të familjarëve, ende Artemis nuk ka dhënë shenja jete ndonëse dëshmitarë kanë treguar se hera e fundit që e kanë parë në rrugë ka qenë dita e hënë.

Ndërkohë grupi hetimor ka përqendruar hetimet tek shoqëria e vajzës.

Sipas prindërve të Artemis, vajza e tyre u larguar të premten duke i thënë se do të shkonte për një intervistë pune në një dyqan lodrash të njohur në Koropi. Prindërit ishin të qetë se fëmija i tyre do të shkonte atje, por sipas hetimit të policisë, Artemis nuk shkoi kurrë atje.

Deri tani, është zbuluar njohja e saj me një djalë në Facebook ndërsa dihet se lidhja 2 mujore që pati me 24 vjecarin ka përfunduar. Mediat greke thonë janë bërë të gjitha procedurat e nevojshme për të hapur llogaritë e 19-vjeçares dhe për të zbuluar me kë kishte folur dhe me kë kontaktoi herën e fundit para zhdukjes së saj.

Ndërsa ditët kalojnë, familjarët shpresojnë që Artemis të jetë mirë dhe të gëzojë shëndet të plotë.

Miqtë e Artemis thonë që së fundmi ka qenë e ndrojtur dhe nuk fliste me ta, por askush nuk e kupton arsyen.

Ndërsa një punonjës i shërbimit Silver Alert zbuloi se kamerat e sigurisë kanë treguar që Artemis nuk hipi në autobusin pranë shtëpisë për të shkuar në intervistën e punës por eci rreth një kilometër, por mbetet e paqartë se cila ishte rruga që ndoqi më pas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco