Atentati ndaj biznesmenit Dhima, zbardhen detaje të reja

Atentati ndaj biznesmenit Dhima, zbardhen detaje të reja

15:22, 22/10/2020
A+ Aa A-

Të reja detaje janë zbuluar në lidhje me atentatin ndaj biznesmenit në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’ Tiranë, i cili fatmirësisht dështoi në momentet e fundit.

Ngjarja ndodhi të enjten e kaluar, më 22 tetor përballë stadiumit ‘Dinamo’ në hyrjen e pallatit ku banon.

4 personat e arrestuar për vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasit me inicialet Andon Dhima, nuk e kanë pranuar përfshirjen në ngjarje edhe pse prokuroria e ka të dokumentuar me prova filmike.

Sipas burimeve janë me dhjetëra ore pamje të kamerave të sigurisë që janë sekuestruar dhe nga këqyrja e të cilave do te përcaktohet edhe roli që ka pasur secili nga të arrestuarit.

Ndërkohë që prokuroria do të kërkojë ‘arrest me burg’ për ta. /BW

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco