EMRAT/ ‘Trafiku i drogës, vjedhja dhe organizata kriminale’, kush janë 5 të dënuarit që do përballen me OFL

EMRAT/ ‘Trafiku i drogës, vjedhja dhe organizata kriminale’, kush janë 5 të dënuarit që do përballen me OFL

13:50, 22/10/2020
A+ Aa A-

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në 3 qytete Shkodër, Bulqizë dhe  Durrës, për ti dorëzuar formularin e deklarimit të pasurisë 5 të dënuarve.

Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për shtetasit  Gazmend Hasi, Enver Jakimi, Indrit Taulla, Mario Zeqiri dhe Hajri Seferi.

G. H., banues në Shkodër, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
E. J., banues në Bulqizë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim;
I. T., banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Vrasja me paramendim”;
M. Z., banues në Durrës, nën hetim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
H. S., banues në Durrës, nën hetim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco