Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Lëvizte me patentë të falsifikuar, arrestohet 39 vjeçari

Lëvizte me patentë të falsifikuar, arrestohet 39 vjeçari

13:42, 22/10/2020
A+ Aa A-

Një 39 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Laç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin me leje drejtimi të flasifikuar.

Mësohet se është arrestuar A.M., 39 vjeç, i cili drejtonte mjetin tip “Benz”, ndërkohë që brenda tij është sekuestruar edhe një armë e ftohtë e tipit thikë.

” Në vijim të veprimeve, specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”“, njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco