EMRI/ Gjendet i vdekur berberi në Himarë, ja dy versionet për ngjarjen

EMRI/ Gjendet i vdekur berberi në Himarë, ja dy versionet për ngjarjen

12:46, 22/10/2020
A+ Aa A-

Një 43 vjeçar i quajtur Bujar Çela është gjetur i pajetë në orët e para të ditës së djeshme.

Ai punonte si berber në Himarë. Në momentin që është gjetur i pajetë është lajmëruar policia. Sipas burimeve nga policia, është dashur ndërhyrja e bluve për të thyer xhamat e për të hyrë brenda saj.

Ai është gjetur i pajetë brenda berberanës dhe motorri i tij ka qenë i ndezur. Nga burimet është raportuar si vdekje aksidentale teksa nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e bluve deri më tani.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se 43 vjeçari të ketë harruar motorrin ndezur natën, e më pas ndotja ka shkaktuar asfiksim të tij. Ai ka pasur dhe një dhomë tek berberana, ku flinte. Familjarët e tij i ka në Librazhd dhe jetonte i vetëm aty.

Ditën e sotme është dërguar në banesën e fundit në Librazhd.

Policia e Vlorës pritet të bëjë një komunikatë një ditë pas ngjarjes teksa duket e paqartë pasi burime policore thonë se personi është gjetur në tualet, nga rrëshqitja ka goditur kokën dhe gjeti vdekjen.

Pra ka dy versione, njeri se humbi jetën nga asfiksimi e tjetri se është rrëzuar si pasojë ka humbur jetën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco