EMRI - Leja për karburantin/ Prangoset inxhinierja e ARRSH-së që ishte shpallur në kërkim

EMRI - Leja për karburantin/ Prangoset inxhinierja e ARRSH-së që ishte shpallur në kërkim

12:17, 22/10/2020
A+ Aa A-

Ka shkuar në 8 numri i personave të ndaluar për lejen e dhënë për një karburant në aksin rrugor “Plepa-Kavajë” dhe ndërtimin e një devijimi të rrugës kryesore për hyrje-dalje. Policia e Durrësit njoftoi këtë të enjte ndalimin e 55-vjeçares Dhurata Lazaj, e cila akuzohet për shpërdorim detyre.

“Vijon operacioni “BY PASS”. Ndalohet një shtetase e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të operacionit të koduar “BY PASS”, kanë ndaluar shtetasen Dh. L., 55 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Një ditë më parë, policia arrestoi ndërtuesin Rezart Arkaxhiun dhe Astrit Zenelajn, drejtor në Autoritetin Rrugor Shqiptar. Ndërsa më herët, në prangat e policisë ranë edhe 5 zyrtarë të tjerë, Xhevat Vataksi, Afërdita Basha, Lek Tushaj, Agron Hasa dhe Kastriot Braha. Tre të fundit u lanë të lirë me detyrim paraqitje nga gjykata e Durrësit pas rivlerësimit të masës së sigurisë.

Faktet mbi të cilin është regjistruar ky procedim kanë të bëjnë me një sërë aksidentesh automobilistike që kanë ndodhur në rrugën nacionale Plepa-Kavajë dhe konkretisht në kilometrin e tretë, aty ku ndodhet një pikë furnizimi me karburant, i cili dyshohet se është ndërtuar dhe ka marrë leje në kundërshtim me ligjin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco