Veliu pret ne takim drejtorin e ri të INL: Të vendosur për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin

Veliu pret ne takim drejtorin e ri të INL: Të vendosur për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin

11:45, 22/10/2020
A+ Aa A-

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti në takim drejtorin e ri të INL-së (International Narcotics and Laë Enforcement Affairs - Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit) z. Benjamin Rockëell dhe drejtuesin i ri të Programit ICITAP z. Ronald Hendren.

Gjatë takimit prezantues u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm me INL-në dhe ICITAP-in, si dhe u dakordësua për fushat ku mund të bashkëpunohet në të ardhmen.

Drejtor Veliu  theksoi se Policia e Shtetit është e vendosur  për të luftuar pa kompromis krimin e organizuar dhe terrorizmin, si dhe bashkëpunimi me homologët dhe me gjithë organizatat ligjzbatuese dhe misionet që asistojnë punën e Policisë është një ndër prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit.

Drejtorët Rockëell dhe Hendren kanë vlerësuar punën dhe rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit, sidomos vitet e fundit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizimit dhe  shprehën gatishmërinë për ta mbështetur Policinë e Shtetit me pajisje, trajnime, logjistike etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco