Djegia e makinës në Vlorë/ Pronari: Jam dhunuar edhe më 2 tetor, kam shenjat në trup...

Djegia e makinës në Vlorë/ Pronari: Jam dhunuar edhe më 2 tetor, kam shenjat në trup...

10:35, 22/10/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë gjatë natës që kaloi. Një automjet është shkrumbuar plotësisht. Policia dyshon se është një ngjarje e qëllimshme.

I kontaktuar nga Syri TV, pronari i automjetit Olsi Kafazi shprehet se është hera e dytë që bëhet pjesë e atentatit.

Në datën 2 tetor sipas tij dy persona të maskuar në errësirë teksa po kthehej në shtëpi e kanë sulmuar duke e rrahur dhe goditur teksa këtë ngjarje me parë e ka raportuar edhe në polici pasi ende në trup dhe kokë ka shenjat e sulmit.

Tashmë, 20 ditë më pas, bëhet sërish pjesë e sulmit duke iu djegur automjeti. Sipas tij, edhe gjatë sulmit të parë ka kërkuar urdhër-mbrojtje, por që edhe pas sulmit të automjetit ditën e sotme sërish nuk ka marrë asgjë të tillë nga policia e Vlorës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco