U arrestua si kapobandë/ Si shpëtoi shqiptari falë avokatit të famshëm

U arrestua si kapobandë/ Si shpëtoi shqiptari falë avokatit të famshëm

09:20, 22/10/2020
A+ Aa A-

Kjo histori virale në Gjermani dhe më tej, ka në qendër një shqiptar, i cili u arrestua në vitin 2018 si kapobandë droge.

Buen Nuhiji ishte në shtëpinë e tij kur forcat specialë mësynë dhe e arrestuan në sy të fëmijëve.

Operacioni i zhurmshëm terrorizoi familjen. Ndërkohë 44-vjeçari përfundoi në burg, i akuzuar për trafikun e të paktën 120 kg kokainë.

Për fat, rastin e tij e mori në dorë avokati i famshëm, Ingo Lenssen, i njohur për një program televiziv në Gjermani.

“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë,” tha Lenssen. Sipas tij, ndaj shqiptarit nuk kishte asnjë provë.

Gjithçka kishte nisur kur një shok fëmijërie nga Shqipëria i kishte kërkuar Nuhijit që ta shoqëronte me makinë për të marrë një person diku.

Personi që do merrnin ishte një informator i policisë, që do i raportonte për trafik droge. Një dëshmitar ngriti gishtin drejt Nuhijit. Por ai ishte një njeri me të shkuar të dyshimtë dhe pa prova për akuzat që po bënte.

Avokati Lenssen thotë se është e habitshme se si prokuroria u mjaftua vetëm me një dëshmi për të akuzuar një person si kryetrafikant dhe për ta mbajtur në burg për një vit.

Tani Nuhiji ka dalë nga burgu dhe ka marrë 60 mijë euro si kompensim.

Gjatë operacionit të forcave speciale në banesën e tij, një nga djemtë ka humbur dëgjimin në njërin vesh. Avokati Lenssen po lufton për të marrë kompensim edhe për të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco