Arrestim në mes të lokalit në Tropojë: me pistoletë në çantë dhe kallashnikov në shtëpi Armët qe iu gjeten A.Q.

Arrestim në mes të lokalit në Tropojë: me pistoletë në çantë dhe kallashnikov në shtëpi

09:10, 22/10/2020
A+ Aa A-

Policia e Kukësit dhe ajo e Tropojës zhvilluan një operacion të koduar "Babina" ndaj një personi që qarkullonte me pistoletë.

Pas informacioneve të marra nga burimet e tyre, të dy policitë bashkëpunuar për të arrestuar 29-vjeçarin A.Q nga fshati Babinë i  Tropojës.

Në një lokal në qytetin e Bajram Currit, gjatë kontrollit në çantën e tij të  dorës, policët gjetën një pistoletë, një karikator me 6 fishekë dhe 10 mijë e 180 euro.

Pas kontrollit edhe në shtëpinë e tij në Babinë, policët gjetën edhe një tjetër armë,  kallashnikov me 28 fishekë, ndërsa afër banesës dhe një sasi prej 2.9 kg kanabis.

Tani, Policia në bashkëpunim me Prokurorinë  po punojnë për të zbuluar plotësisht këtë ngjarje.

Dosja e A.Q i shkoi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco