Shefi kuzhinës masakroi shqiptarin/ Fjalët e fundit të 21 vjeçarit, çfarë dëgjoi komshia

Shefi kuzhinës masakroi shqiptarin/ Fjalët e fundit të 21 vjeçarit, çfarë dëgjoi komshia

21:17, 21/10/2020
A+ Aa A-

Një shef kuzhine është shpallur fajtor për vrasjen e një të riu shqiptar në një banesë në qendër të qytetit Sttaford, Angli.

Italiani 45-vjeçar, Francesco D’Agostino, goditi për vdekje me shufër hekuri dhe me thikë Serxhio Markun, 21 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 Shtator të vitit të kaluar dhe tani Gjykata ka arritur të gjejë fajtorin e ti japë dënimin e merituar.

Italiani u përpoq të fajësonte shokun e tij Giuseppe Petriccione, 46 vjeç, për shkaktimin e plagëve fatale të të riut shqiptar.

Por Petriccione, 46-vjeç, u shpall i pafajshëm nga juria në Brighton Crown Court pas një gjykimi i cili filloi pak më shumë se katër javë më parë.

Ndërsa Alan Kent bashkëpunoi me drejtësinë duke “i servirur” emrin e autorit të krimit për çështje droge.

Shqiptari kishte hyrë për të shpërndarë kokainë në banesën e D’Agostino, i cili e tërhoqi brenda dhe më pas nisi sherri i dhunshëm. Marku u përpoq të shpëtonte nga duart e autorit por nuk ia doli. Ishte D’Agostino që e tërhoqi me forcë dhe e goditi me thikë e shufër metalike derisa e la pa shenja jete në dyshemenë e kuzhinës.

Një fqinje që jeton përballë tha se ajo dëgjonte një person duke bërtitur “Unë nuk mund të marr frymë, çfarë po bën, nuk mund të marr frymë”. Një tjetër fqinje, Zoe Pellatt, telefonoi emergjencën pasi dëgjoi një burrë duke u lutur: “Çfarë bëra?”

Marku u gjet nga policia i shtrirë me fytyrë poshtë ndërsa dyshemeja ishte kthyer në një pellg me gjakun e tij. Ai kishte marrë rreth 50 plagë në kokë dhe disa në trup.

I riu shqiptar u shpall i vdekur në spital rreth 2 orë pas ngjarjes. Pritet që dënimi për autorin të vendoset nga Gjykata ditën e nesërme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco