EMRAT/ Masakroi me thikë e shufër hekuri të riun shqiptar, gjykata shpall fajtorin e krimit të rëndë

EMRAT/ Masakroi me thikë e shufër hekuri të riun shqiptar, gjykata shpall fajtorin e krimit të rëndë

20:56, 21/10/2020

Një punëtor kuzhine në Brighton, Francesco D’Agostino 45- vjeç është gjetur fajtor për vrasjen me thikë të një 21-vjeçari shqiptar.

Francesco D’Agostino, i cili masakroi me thikë dhe shufër hekuri në banesën e tij në zonën Prestonville 21 vjeçarin shqiptar, u gjet unanimisht fajtor nga një juri këtë pasdite (e mërkurë 21 tetor).

Sipas informacioneve, D’Agostino mohoi vrasjen e Serxhio Markut dhe u përpoq të fajësonte një tjetër italian, Giuseppe Petriccione, i cili ishte gjithashtu i akuzuar për vrasje.

Por Petriccione, 46-vjeç, u shpall i pafajshëm nga juria në Brighton Crown Court pas një gjykimi i cili filloi pak më shumë se katër javë më parë.

Alan Kent, duke ndjekur penalisht, i tha jurisë se D’Agostino goditi me thikë Markun për vdekje në orët e para të së mërkurës së 11 shtatorit të vitit të kaluar.

I riu shqiptar kishte ardhur në banesën e D’Agostino për të shpërndarë drogë, kur u tërhoq brenda dhe u ther.

Petriccione ishte gjithashtu në banesë por mohoi çdo përfshirje. Kent tha se Z. Marku u përpoq me dëshpërim të shpëtonte dhe gjurmë gjaku u gjetën në kornizën e derës së përparme, çka do të thotë se ka pasur një përleshje të dhunshme.

Marku u tërhoq përsëri brenda dhe u godit me thikë si dhe me një shufër metalike në mënyrë të përsëritur, duke e lënë atë pa ndjenja në dyshemenë e kuzhinës.

Pavarësisht përpjekjeve të gjera nga policia dhe mjekët për të shpëtuar jetën e Z. Marku, ai u shpall i vdekur në Spitalin Royal County Sussex, në Kemp Town, dy orë më vonë.

Gjykata pritet të shpallë vendimin e dënimit për autorin e ngjarjes gjatë ditës së nesërme./ Panorama/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco