I riu shqiptar kapet me 40 mijë euro 'cash'/ Kontrolli në shtëpi zbulon ‘thesarin’ e vërtetë

I riu shqiptar kapet me 40 mijë euro 'cash'/ Kontrolli në shtëpi zbulon ‘thesarin’ e vërtetë

19:25, 21/10/2020

Policia italiane I ka gjetur një sasi prej 40 mijë eurosh një të riu me origjinë shqiptare, shumë të cilën ai nuk ishte në gjendje ta justifikonte ligjërisht.

Menjëherë pas ndalimit, policia zhvilloi kontrolle së pari në një banesë, ku gjeti bashkëpunëtorët e të riut shqiptar.

Kontrolli vazhdoi më pas në një apartament me qira në Komunën e Fiumicino ku banda kishte fshehur 27 kg kokainë.

Pas hetimeve të kryera, agjentët e policisë së Primavalle, arrestuan tre djemtë.

Aktiviteti kishte “selinë e tij operacionale” në një shtëpi në via di Porta Cavalleggeri. Teksa policia shkonte atje, bashkëpunëtorët e të riut u përpoqën të fshihnin drogën, ndërsa të paralajmëruar për kontrollin.

Atje, policia gjeti edhe një sasi tjetër parash, materiale paketimi dhe matje edhe makineri për numërimin elektronik të parave si dhe gjithçka tjetër të nevojshme për kryerjen e veprimtarisë.

“Kam hyrë gabimisht”- tha djali tjetër me origjinë shqiptare, teksa justifikohej gjatë kontrollit nga ana e agjentëve brenda apartamentit, ku ishte edhe pronari, një 28-vjeçar italian.

Megjithëse i riu u përpoq në çdo mënyrë të pengonte kërkimet, agjentët ishin në gjendje të identifikonin dhe kontrollonin shtëpinë e tij, të marrë me qira në Aranova, në Komunën e Fiumicino.

Këtu ata zbuluan, të fshehur në një karrocë në një vend në dhomën e gjumit, 24 1 kilogram kokainë dhe 5 kg e 500 gram blloqe të së njëjtës substancë.

Droga shumë e pastër e vendosur në treg do të kishte dhënë rreth 3 milion euro dhe do të kishte lejuar një shitje me pakicë të rreth 143 mijë dozash ‘pluhur të bardhë’. Dokumente dhe materiale për peshimin e saj u sekuestruan gjithashtu, shkruajnë mediat italiane.

Trafikantët e drogës u shoqëruan në burg në pritje të seancës së vlerësimit dhe përcaktimeve në lidhje  me vazhdimin e hetimeve./Panorama/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco