Kapen dy konteinerë me cigare kontrabandë në Durrës! Vinin nga India

Kapen dy konteinerë me cigare kontrabandë në Durrës! Vinin nga India

13:05, 21/10/2020
A+ Aa A-

Kapen dy konteinerë me cigare kontrabandë në Durrës. Sasia e bllokuar duhet të paguajnë akcizë prej 164 mln lekëve. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i doganave, gjatë një deklaratë për shtyp. 

"Strukturat e Administratës Doganore kanë sekuestruar një sasi prej më shumë se 1 milion paketa cigare në Portin e Durrësit. 

Pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues të ngarkesës, strukturat doganore ushtruan kontroll në dy kontenierë të dyshuar, ku rezultoi  ngarkesë prej 1.050.000 paketa cigare  me origjinë nga India.

Vlerësoj se kjo është dhe në sajë të një bashkëpunimi dhe shkëmbimi informacioni në kohë reale me partnerët ndërkombëtarë.

E gjithë ngarkesa me cigare ishte e papajisur me pullë fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e paketave të duhanit të sekuestruar në të dy kontenieret, sipas të dhënave të disponueshme,  mbi të cilat janë llogaritur detyrimet doganore, kap shifrën e 168 mijë euro. (Ndërsa detyrimi doganor që duhej të paguhej kap shifrën 164 milion lekë)

E gjithë sasia u sekuestrua dhe rasti u referua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale, "Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë”  të parashikuar nga neni 172 dhe 190/3 të Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

Ky nuk është rasti i parë i kohëve të fundit që kapen mallra kontrabandë, sidomos për mallrat e akcizës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco