FOTO e autorëve/ Atentati ndaj biznesmenit që denoncoi Blushin, dyshime për vrasje me pagesë

FOTO e autorëve/ Atentati ndaj biznesmenit që denoncoi Blushin, dyshime për vrasje me pagesë

11:19, 21/10/2020
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka mundur të parandalojë një vrasje duke arrestuar katër personat që dyshohet se po përpiqeshin ta kryenin atë.

Hetimet nisën pas kallëzimit në polici nga sipërmarrësi Andon Dhima, i cili një javë më parë kishte konstatuar se po ndiqej nga dy persona të maskuar. Ata thuhet se e kanë ndjekur në rrugën “Muhamet Gjollesha” deri në hyrjen e pallatit ku banonte.

Policia zbuloi se Dhimës po i organizohej atentat nga të paktën dy persona dhe bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët kishin precedencë penale dhe dyshohet të jenë vrasës me pagesë, raporton EuroNews.al.

Kështu pas hulumtimeve në më pak se një javë nga denoncimi, policia arrestoi si të dyshuar:

-Gledis Leno, 45 vjeç, dënuar më parë me 6 vite burg për grabitje me armë në Gjermani
-Albin Hoxha, 35 vjeç, dënuar më parë për plagosje me armë
-Maringlen Matohiti, 30 vjeç, arrestuar si bashkëpunëtor
-Enea Hoxha, 26 vjeç, arrestuar si bashkëpunëtor, dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj burg për trafik droge

Policia u gjeti këtyre personave një pistoletë, fishekë, pranga, uniforma kamuflazhi, letërnjoftime dhe uniforma policie të Repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur (RENEA).

Autoritetet u sekuestruan makinën që të dyshuarit mendohet se përdorën për të ndjekur sipërmarrësin, ndërsa atyre iu gjetën edhe maskat dhe veshjet e mbajtura mbrëmjen kur e ndoqën deri në hyrje të pallatit ku banonte.

Kujtojmë se biznesmeni Andon Dhima ka drejtuar gishtin te gazetari Ben Blushi për ngjarjen e rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco