Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Policët rrugorë marrin direktivën e re: Luftoni parkimet dyshe si virus…

Policët rrugorë marrin direktivën e re: Luftoni parkimet dyshe si virus…

11:12, 21/10/2020
A+ Aa A-

Shoferë kujdes me parkimin dysh. Direktiva e fundit që policët rrugorë kanë marrë nga ministri i Brendshëm Sandër LLeshaj është luftimi i parkimeve dysh.

“Parkimet dyshe duhen luftuar si virus” u tha ministri drejtuesve të sektorit të Policisë Rrugore në Shqipëri, në kuadër të zbatimit të masave për rritjen e sigurisë në rrugë.

Gjithashtu Lleshaj ka kërkuar që grupet e kontrolleve të përqëndrohen në lokalet e natës dhe në restorante.

“Orientoni punën këtu” u tha Lleshaj për të ndaluar numrin e drejtuesve të mjeteve nën efektin e alkoolit.

“Ky tregues duhet ulur në mënyrë të përqëndruar” u tha Lleshaj më tej

Direktivat e tjera

-Kujdes me përdorimin e rripit të sigurimit

-Përdorimin e alkoolit

-Përdorimin e celularëve

Hetoni rastet kur jepen kolaudime të parregullta

-Sistemi i sigurimit të fëmijëve të jetë i instaluar në makina

“Neglizhencat janë alarmante, shkeljet janë massive, papërgjegjshmëria është e rëndë” shprehu shqetësimin ministri i Brendshëm Lleshaj.

Brenda pak javësh, në Kuvend pritet të shkojë paketa me ndryshime në Kodin Rrugor, e cila parashikon ashpërsimin e masave për një sërë shkeljesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

alma21/10/2020 13:58

Ky ministri jone Leshi (Lleshal) ashtu si ka mbiemrin eshte edhe vete edhe punet ashtu i ben lesh e li

Ndoci21/10/2020 11:35

O malesori i gabuar ne qeverine e shejtanit. Nuk heton Policia, por verifikon, po ku ka polic qe merr vesh nga kolaudimi? Ik sa me shpejt nga ajo qeveri, se shejtani te ben shejtan. Me mire nje gote raki nga katuni jot sesa shejtan me shejtanin. Shpresoj ta lexosh apo te ta thone dhe do me kujtosh. Kur te vish ne katunin tone do te ta them prape. Ndoci

Ndoci21/10/2020 11:31

Shto koment

Denonco