Atentati ndaj biznesmenit që denoncoi Blushin/ Si u identifikuan autorët

Atentati ndaj biznesmenit që denoncoi Blushin/ Si u identifikuan autorët

10:46, 21/10/2020
A+ Aa A-

Kanë qenë kamerat e sigurisë që ndihmuan hetuesit për zbardhjen atentatit të dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima, ngjarje e ndodhur ne 15 tetor. Këqyrja e një sërë kamerash ka kapur makinën me të cilën janë larguar deri në momentin e ndalimit te saj.

Këta persona janë mbajtur në vëzhgim përgjatë këtyre ditëve deri në ndërhyrjen për arrestimin e tyre.

Katër të arrestuarit ende nuk kanë dhënë deklarimet e plota dhe gjatë këtyre orëve pritet t’i nënshtrohen seancave të marrjes në pyetje për të mësuar më shumë për shkaqet e ngjarjes.

Autorët që tentuan t'i bëjnë atentat biznesmenit Andon Dhima ishin të kamufluar me maskë silikon dhe uniformë policie.

Nga veprimet e para hetimore dhe procedurale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.

Veshjet e përdorura nga autorët, një shkop hekuri policie nga ato me hapje, një palë pranga, 6 telefona celular, rroba uniforme policie dhe kamuflazhi e prova të tjera materiale.

Në pranga ka rënë Grid Lena, i dënuar 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani. Altin Hoxha, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Në pranga kanë rënë edhe dy bashkëpunëtorët Mariglen Matohiti 30 vjeç dhe Enea Hoxha, 26 vjeç, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Autorët janë me precedentë të theksuar kriminalë për vjedhje me armë dhe plagosje.

Kujtojmë se vetë biznesmeni Andon Dhima ka ngritur gishtin drejt gazetarit Ben Blushi për ngjarjen e rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco