Atentati ndaj biznesmenit që denoncoi Blushin/ Si u mundua media e Bolinos ta quajë sajesë

Atentati ndaj biznesmenit që denoncoi Blushin/ Si u mundua media e Bolinos ta quajë sajesë

10:32, 21/10/2020
A+ Aa A-

Gazetarit Artan Hoxha, që publikoi pamjet e atentatit ndaj biznesmenit Andon Dhima, nuk i del e keqja me median e Karlo Bolinos.

Kjo e fundit publikoi një shkrim, ku theksonte se ishte një atentat pa krisma.

Edhe pse nga pamjet duket se jeta e Dhimës dhe vajzës së tij ishte e kërcënuar dhe ai shpëtoi për një fije për shkak të ashensorit, në median e Bolinos thuhet se u gjet më shpejt porositësi sesa autorët.

Kujtojmë se vetë Andon Dhima deklaroi pas sulmit se ka vetëm një emër te i cili drejton gishtin: ai quhet Ben Blushi.

Ndërkohë pas arrestimit të katër personave për atentatin e dështuar, të gjithë me precedentë kriminalë, Artan Hoxha ka publikuar një foto nga shkrimi i Shqiptarja.com.

Bashkëngjitur ai jep emrat e personave të arrestuar, të gjithë me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Policia ka vënë në pranga shtetasit Grid Leno, 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë me 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani.

Albin Hoxha 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Maringlen Matohiti, 30 vjeç dhe Enea Hoxha, 26 vjeç, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

skenderi21/10/2020 16:31

me kte kallaballek koqe kanari te gjithe behen milionere,.......,dhe mire e bejne ,

Alfons Malo21/10/2020 12:04

Z. Artan! A nuk te vjen ndot kur e shikon Kar Bolen ne çdo emision te Eni Vasilit. Ben namin kur i prek ramen e blushin Po atij i lumt bytha kur ka injorant qe merr pronen e djersen tone per 2 lek e shet denla sikur eshte profet.Ne Itali ai si gazetar nuk e pjerdh njeri por mbledh kanace neper kazan e ktu u be bos me injorancen e kesaj qeverie E Kar bole dhe me vrap "e ak mire" se eshte i huaj Mortja ata qe e therrasin ne medja edhe ju qe debatoni me te me nje injorant

Shto koment

Denonco