EMRAT/ Abuzimi me detyrën në ARRSH, arrestohen dhe dy zyrtarë

EMRAT/ Abuzimi me detyrën në ARRSH, arrestohen dhe dy zyrtarë

09:57, 21/10/2020
A+ Aa A-

Policia e Durrësit dhe specialistët e krimit ekonomik kanë bërë të mundur arrestimin edhe të dy personave të tjerë në kuadër të operacionit “By Pass”.

Mësohet se 2 personat e arrestuar ishin të shpallur në kërkim për “shpërdorim detyre”. Ata së në bashkëpunim me disa zyrtarë të tjerë të ARRSH Durrës, akuzohen se kanë dhënë leje në kundërshtim me Kodin Rrugor për një karburant në anë të rrugës nacionale Plepa-Kavajë, i cili është bërë burim aksidentesh rrugore.

Të arrestuarit e sotëm janë: Astrit Zenelaj, 56 vjeç dhe Rezart Arkaxhiu 36 vjeç me detyrë ndërtues.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të operacionit të koduar “BYE PASS”, kanë ndaluar 2 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni: R. A., 36 vjeç, banues në Durrës dhe A. Z., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës””, thuhet në njoftimin e  Policisë së Durrësit.

Sakaq edhe biznesmeni Mustafa Koka është ende i shpallur në kërkim.

Ndërkohë Prokuroria e Durrësit ka lëshuar urdhër-arreste për 9 ish-zyrtarë të ARRSH-së nën akuzën e shpërdorimit të detyrës ndërsa Gjykata ka lënë të lirë dy prej tyre.

Për këtë çështje Prokuroria ende vijon hetimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco