Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

VIDEO/ Tentuan t'i bëjnë atentat biznesmenit Dhima, si u kamufluan autorët me maskë silikon

VIDEO/ Tentuan t'i bëjnë atentat biznesmenit Dhima, si u kamufluan autorët me maskë silikon

09:49, 21/10/2020
A+ Aa A-

Autorët që tentuan t'i bëjnë atentat biznesmenit Andon Dhimaj ishin të kamufluar me maskë silikon dhe uniformë policie.

Nga veprimet e para hetimore dhe procedurale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.

Veshjet e përdorura nga autorët, një shkop hekuri policie nga ato me hapje, një palë pranga, 6 telefona celular, rroba uniforme policie dhe kamuflazhi e prova të tjera materiale.

Ne pranga ka rënë Grid Lena, i dënuar 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani. Altin Hoxha, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Në pranga kanë rënë edhe dy bashkëpunëtorët Mariglen Matohiti 30 vjeç dhe Enea Hoxha, 26 vjeç, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Autorët janë me precedent të theksuar kriminal për vjedhje me armë dhe plagosje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco