U qëllua me armë në makinë/ Ja çfarë tha nipi i ndërtuesit për autorin

U qëllua me armë në makinë/ Ja çfarë tha nipi i ndërtuesit për autorin

18:13, 20/10/2020
A+ Aa A-

Marjo Ferraj, 27-vjeçari të cilit iu bë atentat mbrëmjen e djeshme në Vlorë ka deklaruar para uniformave blu se nuk ka mundur të identifikojë autorin për shkak se ai mbante kapuç.

Ai është shprehur se nuk ka asnjë ide se kush mund të ketë qëlluar ndaj tij duke theksuar se nuk ka asnjë konflikt.

Ferraj, nipi i një ndërtuesi në Vlorë u qëllua me pistoletë sapo u fut në makinë nga një person i paidentifikuar që u afrua pranë tij, kur ai doli nga shtëpia.

Atentatori qëlloi dy herë drejt të riut dhe më pas u largua i qetë me makinën e tij tip BMË.

Vetë 27-vjeçari njoftoi mbrëmjen e djeshme policinë duke denoncuar se dikush kishte qëlluar drejt tij.  Pas kësaj telefonate, uniformat blu organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar duke ngritur pika kontrollim ndërkohë që këqyrur edhe kamerat e sigurisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco