VIDEO/ Momenti i atentatit ndaj të riut në  Vlorë! Autori qëllon me armë, shoferi hap derën dhe…

VIDEO/ Momenti i atentatit ndaj të riut në Vlorë! Autori qëllon me armë, shoferi hap derën dhe…

15:05, 20/10/2020
A+ Aa A-

Janë bërë pubklike pamjet nga momenti i atentatit që i ndodhi mbrëmjen e djeshme ndaj 27-vjeçarit Marjo Ferraj në Vlorë.

Siç mund të shihni edhe në video duket e pabesueshme se si i riu ka mundur t’i shpëtojë fatmirësisht pa plagë këtij atentati, pasi autori afrohet deri në xhamin e makinës dhe e qëllon.

Me të dëgjuar të shtënat shoferi hap derën e mjetit dhe del jashtë. Por autori është kthyer me kurriz dhe pret që ta marrë makina e shoqëruesit të tij, pa e kuptuar që nuk e ka qëlluar të riun.

Autorët po e prisnin jashtë banesës të riun në një mjet Alfa Romeo. Në video duket qartë edhe momenti kur njëri prej autorëve del me qetësi nga mjeti dhe i afrohet makinës së autorit për ta qëlluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco