VIDEO+EMRI/ Bie nga zetori, humb jetën korçari

VIDEO+EMRI/ Bie nga zetori, humb jetën korçari

13:26, 20/10/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dishnicë të Korçës.

Një person ka humbur jetën, pasi ka rënë nga zetori në fshatin Dishnicë.

Policia në vendin e ngjarjes për të zbardhur detajet.

Viktima mësohet se është një i moshuar, dhe është identifikuar si Kostika Nurka.

Policia Korçë/ Informacion paraprak

Më datë 20.10.2020, rreth orës 13:15, në afërsi të fshatit Dishnicë, shtetasi K. N., rreth 60 vjeç, duke lëvizur me një mjet tip zetor, me drejtues shtetasin A. Sh., rreth 53 vjeç, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga rimorkio e këtij mjeti dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. 

Drejtuesi i mjetit A. Sh., u shoqërua nga shërbimet e policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco